A do të lirohet Veliaj? Gjykata e Lartë nis shqyrtimin e padisë, ja gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën

A do të lirohet Veliaj? Gjykata e Lartë nis shqyrtimin e padisë, ja gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën

Gjykata e Lartë ka hedhur dje shortin për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshton masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjyqtari i caktuar për të shqyrtuar çështjen është Ilir Panda. Veliaj i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, lirimin e menjëhershëm dhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të tij, pa e kthyer çështjen për rigjykim në gjykatat më të ulëta. Në argumentet e paraqitura, mbrojtja pretendon se çështja është kryesisht juridike dhe kushtetuese, ndaj Gjykata e Lartë ka kompetencën ta zgjidhë përfundimisht, pa qenë e nevojshme administrimi i provave të reja apo rivlerësimi i fakteve. Sipas mbrojtjes, gjykata duhet të vlerësojë nëse masa “arrest në burg” vazhdon të jetë e domosdoshme dhe proporcionale,...