“66 ditë rezistencë e leksion demokracie”/ Aktivisti: Protesta i ka hapur probleme Ramës, nuk shpëton dot!
Aktivisti Edison Lika në protestën e 66 kundër Edi Ramës u shpreh se shqiptarët i kanë dhënë një leksion qytetarie e demokracie vendin për 66 ditë me radhë. Gjithashtu theksoi se nuk do të largohen nga sheshi deri në largimin e Ramës. “Vijojmë ditën e 66 të rezistencës së shqiptarëve kundrejt autokracisë së Edi Ramës. Për 66 ditë i keni dhënë kësaj shoqërie një leksion qytetarie e demokracie. Përderisa kërkojmë revolucion nuk duhet të harrojmë se revolucioni është bërë. Kush do ta mendonte para 66 ditësh se shqiptarët do të dilnin në Bulevard do kërkonin dorëheqjen e kryeministrit dhe nuk do largoheshin nga Bulevardi. Propozimi për reformë të re administrative do ishte kaluar pa u vënë re, por fakti se protesta ka qenë në shesh...
Burimi:
sot.com.al