64-vjeçari “kyç” gojën para togave të zeza/ Vrau bashkëshorten pak ditë më parë, gjykata lë në burg Shtjefën Ziçin

64-vjeçari “kyç” gojën para togave të zeza/ Vrau bashkëshorten pak ditë më parë, gjykata lë në burg Shtjefën Ziçin

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Shtjefën Ziçin, 64 vjeç, i cili vrau pak ditë më parë bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi. Ziçi ka dalë sot para gjykatës, ku u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 9 korrik në Shkodër. Sipas informacioneve, 64-vjeçari nuk ka dhënë dëshmi para gjykatës për shkak të gjendjes së rënduar psikike. Avokati i tij mbrojtës ka kërkuar kryerjen e një ekspertimi psikik për të përcaktuar gjendjen e të dyshuarit. Ngjarja tronditëse ndodhi pak ditë më parë, kur Shtjefën Ziçi dyshohet se vrau bashkëshorten e tij brenda banesës së tyre në Shkodër. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit vijojnë...