53 ditë protesta kundër kryeministrit/ Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Këtë të mërkurë protesta antiqeveritare ka hyrë në ditën e 53 të saj. Gjatë gjithë këtyre ditëve protestuesit të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit dhe nga diaspora kanë kërkuar ndryshime rrënjësore politike në vend dhe kanë artikuluar problematikat e shumta në sektorë të ndryshëm socialë, politikë dhe ekonomikë. Edhe sot protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” ku pasi të mblidhen, si çdo ditë do të nisen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku siç është bërë tashmë traditë protestohet për orë me fjalime dhe thirrjet : Rama jepe dorëheqjen, Rama në burg Berisha në burg, Shqipëria nuk është në shitje etj. Edhe sot si në çdo tubim tjetër të Revolucionit Flamingo pritet të kërkohet dorëheqja e panegociueshme e...
Burimi:
sot.com.al