3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës ka reaguar lidhur me debatin e krijuar pas propozimit për Reformën e re Administrativo-Territoriale (RAT 2.0), e cila parashikon, mes të tjerash, bashkimin e bashkive Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë me njësi më të mëdha vendore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të informohen mbi përmbajtjen e reformës, duke theksuar se diskutimi duhet të mbështetet në informacion të plotë dhe jo në keqkuptime. “Është e rëndësishme të marrim sa më shumë informacion për Reformën e propozuar. Pyetje dhe përgjigje për këdo që kërkon të informohet mbi propozimin e PS për Reformën Administrativo-Territoriale (RAT 2.0)”, shprehet ajo. Sipas saj, materiali informues i publikuar synon t’u japë përgjigje pyetjeve më të shpeshta që...