23 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Qytetari: Nesër në orën 10:00 sindikatat mbajnë protestë para Ministrisë së…

23 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Qytetari: Nesër në orën 10:00 sindikatat mbajnë protestë para Ministrisë së…

Protesta për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e saj të 23-të, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen në shesh duke kërkuar largimin e qeverisë dhe ndryshime në vend. Një prej protestuesve deklaroi se revolta qytetare do të vazhdojë pavarësisht presioneve, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e organizuara nga sindikatat. “Nesër, në orën 10:00, të gjitha sindikatat do të protestojnë përpara Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, në shenjë solidariteti. U bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen kësaj proteste. Nga minatorët e deri te rinia, duhet të protestojmë kundër këtij pushteti”, tha ai. Sipas protestuesit, lëvizja qytetare nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj dhe do të vijojë aksionin protestues. “Ne nuk do të ndalojmë, pavarësisht presioneve që bëjnë. Do...