15 ditë proteste, “Neo Malësorja” braktis PS-në: Prej sot jam deputete e pavarur!
Ndërkohë që qytetarët kanë mbushur prej 15 ditësh sheshin para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Ramës dhe qeverisë së tij, një lëvizje e papritur ka ardhur nga brenda grupit të PS. Marjana Koçeku e njohur edhe si “Neo Malësorja”, ka njoftuar se nga sot do të jetë deputete e pavarur. “Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Burimi:
sot.com.al