Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aktivizohet vullkani më i madh në Rusi pas lëkundjeve të tërmetit 8.8 ballësh në Kamchatka (VIDEO)
Vullkani Kliuçevskoi, i cili ndodhet në gadishullin Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë, ka nisur të shpërthejë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Oqeanin Paqësor, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, duke cituar burime të Reuters. Sipas informacioneve paraprake, llava e nxehtë ka filluar të rrjedhë në shpatin perëndimor të vullkanit, ndërsa një ndriçim i fuqishëm është i dukshëm mbi majën e tij, shoqëruar me shpërthime të dëgjueshme. Javën e kaluar, autoritetet dhe ekipet e shpëtimit kishin rekomanduar shmangien e vizitave në këtë vullkan, si dhe në disa të tjerë në rajon, për shkak të rritjes së aktivitetit...