Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aktivizohet një vatër e madhe zjarri në Dukat të Ri, flakët i afrohen banesave
Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë duke u përhapur me shpejtësi dhe tashmë po i afrohen rrezikshëm zonave të banuara. Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja nga toka është tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe intensitetit të flakëve. Banorët e zonës janë të alarmuar, ndërsa shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin.