Aktivizohen sirenat/ Huthët sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite
Konflikti disavjeçar mes Jemenit dhe Arabisë Saudite është përshkallëzuar sërish, me rebelët Huthi që pretendojnë se kanë lëshuar një numër të madh raketash dhe dronësh drejt territorit saudit. Zëdhënësi ushtarak i Huthëve deklaroi se janë përdorur raketa balistike, raketa lundrimi dhe dronë reaktivë, të cilët sipas tij kanë synuar “zona tejet të ndjeshme” të Arabisë Saudite. Sulmet, sipas deklaratës së rebelëve, janë përqendruar në kryeqytetin Riad dhe në qytetin bregdetar të Yanbu-së, ku ndodhen objekte të rëndësishme të kompanisë shtetërore të naftës dhe gazit, Aramco. Huthët e kanë paraqitur operacionin si përgjigje ndaj sulmeve ajrore saudite në Jemen. Sipas tyre, gjatë javës së fundit janë kryer rreth 300 sulme ajrore ndaj kryeqytetit Sana’a. Në Riad janë raportuar shtëllunga të dendura tymi pranë zonave të rezervuarëve...
Burimi:
ntv.al