Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Akt heroik për të shpëtuar dy turistë”, pas mbytjes së kapitenit të anijes së saj turistike, reagon Bashkia Shkodër
Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Alamani, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës. Një akt humanizmi, por fatkeqësisht me një fund të hidhur. Arbeni ishte gjithmonë në shërbim të vizitorëve dhe turistëve, duke dhënë kontributin e tij me pasion dhe përkushtim deri në momentin e fundit të jetës. Bashkia Shkodër shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alamani në këtë moment të vështirë. /Publikuar në faqen zyrtare të Bashkia Shkodër në Facebook/ Shënim:...