Aksioni te Bankers/ Ministri Malaj: Hetimi do nxjerrë kush janë figurat e përfshira në evazion fiskal e pastrim parash

Aksioni te Bankers/ Ministri Malaj: Hetimi do nxjerrë kush janë figurat e përfshira në evazion fiskal e pastrim parash

Ministri i Financave, Petrit Malaj foli në Kuvend për aksionin në kompaninë Bankers, e cila akuzohet se për 20 vite nuk ka paguar tatimet. Pyetjeve të opozitës mbi këtë çështje, Malaj iu përgjigj duke thënë se çështja e Bankers, është ende në hetim. “Hetimi do nxjerrë kush janë figurat e përfshira qoftë në evazion fiskal, qoftë edhe në pastrimin e parave”, tha ai.
Burimi: Javanews.al