Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksioni policor ‘Plazhi i lirë’/ Sekuestrohen 24 çadra dhe shezlongë, procedohet penalisht 39-vjeçari
Si rezultat i këtij aksioni, u lirua një hapësirë në zonën e Radhimës, e zënë me 24 çadra dhe shezlongë të vendosur pa lejen përkatëse. Në një njoftim të kësaj të enjte, Policia e Shtetit informoi se ka zgjeruar operacionin “Plazhi i lirë” edhe në qarkun e Vlorës, pas aksioneve të zhvilluara më parë në Durrës. Për këtë rast u procedua penalisht 39-vjeçari O.R., për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Po ashtu, çadrat dhe shezlongët u sekuestruan nga policia. Policia e Vlorës apelon pronarët dhe administratorët e lokaleve që ushtrojnë aktivitet buzë vijës bregdetare të mos zënë hapësira publike në...