Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksioni për sigurinë ushqimore, Panariti: 90% e prodhuesve të vegjël do të dalin jashtë loje
Qeveria ka nisur aksionin prej disa ditësh për sigurinë ushqimore, duke kërkuar fatura për të garantuar gjurmueshmërinë e produkteve bujqësore e blegtorale. Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një intervistë në Report Tv në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, tha se kjo nismë vjen për shkak të presionit që ka qeveria përballë Bashkimit Europian për hapjen e kapitullit për sigurinë ushqimore. “Qeveria ndodhet në një presion të madh, sepse brenda këtij viti do të hapen 3 kapitujt e bujqësisë. Kapitulli 12 që është ai i siguirosë ushqimore në mënyrë taksative kërkon formalizimin e prodhimieve bujqësore, kështu që...