Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim, ju përshëndesim me mirëkuptim

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim, ju përshëndesim me mirëkuptim

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur thirrjen për çlirimin e hapësirave publike. Në “Facebook” ka ndarë pamje nga momenti kur edhe po vijon aksioni i cili vijon tashmë prej javësh. Rama shprehet se aksioni do të vijojë pa pushim. “Vazhdojmë, papushim. Dhe u lutemi komentatorëve që brenda mundësive të bëjnë ca durim, por edhe po s’mundën i përshëndesim me mirëkuptim”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar.