Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan fotot nga Durrësi
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga plazhi publik i Durrësit, pas aksionit për lirimin e hapësirave publike. “Me këto hapësira relaksuese nga plazhet publike në Durrës, ju uroj një javë të mbarë”-shkruan Rama krahas fotove. Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej disa ditësh me urdhër të kryeministrit Edi Rama, në të gjithë vendin. Top Channel