Aksioni në pushtetin vendor/ Deputeti në largim i PS: Kam parë punonjës që s’dinë të shkruajnë e të lexojnë

Aksioni në pushtetin vendor/ Deputeti në largim i PS: Kam parë punonjës që s’dinë të shkruajnë e të lexojnë

Deputeti në largim i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, i ftuar në studion e News24, ka komentuar aksionin e ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama për pastrimin e administratës vendore, i cili ka sjellë largimin e një numri të konsiderueshëm drejtuesish në bashki të ndryshme të vendit. Krashi e cilësoi administratën publike si një nga problemet më të mëdha në Shqipëri, duke vënë theksin te mungesa e meritokracisë dhe punësimet e bëra në mënyrë të padrejtë. “Administrata publike është një nga problemet më të mëdha në Shqipëri. Opinioni publik është i vetëdijshëm për këto problematika dhe nuk ka nevojë të informohet përmes...