Aksioni i lirimit të hapësirave publike/ Prishen disa subjekte përgjatë shëtitores në Shkodër

Aksioni i lirimit të hapësirave publike/ Prishen disa subjekte përgjatë shëtitores në Shkodër

Ka vijuar edhe këtë fillim jave aksioni i Policisë Bashkiake në pedonalen kryesore pranë Bashkisë së Shkodrës, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje nga subjekte private. Njësi të shumta të policisë bashkiake, të mbështetura edhe nga punonjës të ndërmarrjes publike të bashkisë, ndërhynë në disa pika përgjatë shëtitores për të larguar tavolina, stenda apo materiale të tjera të vendosura në kundërshtim me rregulloren urbane. Ky aksion është pjesë e një fushate të nisur disa ditë më parë, që synon të rikthejë funksionin publik të zonave këmbësore dhe të garantojë akses të barabartë për qytetarët. Autoritetet vendore...