Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksioni i lirimit të hapësirave/ Gjekmarkaj: Kujdes ndonjë sabotim…
Nga Agron Gjekmarkaj Muaji i aksionit për lirimin e hapësirave publike trazon Kronikën. Dje Tirana dukej e çuditshme! Në çdo qoshe të saj një befasi të godiste. Në oborrin e brendshëm të Kuvendit ishte vendosur një tendë! Nga afër e kuptoje që ishte një magazinë me vegla pune, lopata, kazma, qyski e shumëçka tjetër. Kudo dëgjoheshin thirrjet “shpejto-shpejto-shpejto”. Ministra dhe deputetë të vjetër e të rinj, të gjithë me kombinoshe prisnin në radhë. Aksioni për lirimin e hapësirave publike ishte marrë seriozisht. Bledi Çuçi me gjasë ishte caktuar nga Babo si brigadier. Ai, në vesh, kishte vënë një laps bojëkopjativ dhe në dorë mbante një bllok të OSBE. Me zë të lartë ftoi të brohorisnin tre herë: urraa urraa, urraa për Babon e më pas...