Aksion në Shkodër, kapet sasi rekord droge, sekuestrohen mina, 4 të arrestuar, 3 në kërkim
pamje nga droga e sekuestruar SHKODËR-Katër persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë, të koduar “POLINOMI”. Në pranga janë vendosur Admir Selgjekaj, Elsid Ramci, Bujar Kukaj, Naim Kukaj, ndërsa në kërkim janë shpallur: Esat Kukaj, Denjan Kukaj dhe Anarldo Mulleti. Mjeti tip “Volkswagen Passat” i cili drejtohej nga Elsid Ramci, 25 vjeç u ndalua nga autoritetet në lagjen “Guraj”, Malësi e Madhe. Gjatë kontrollit në mjet dhe në banesat e Bujar Kukajt dhe Naim Kukajt u gjetën dhe u sekuestruan 265.4 kilogramë kanabis. Ndërkohë gjatë kontrolleve në zonë në një sipërfaqe toke në pronësi të Bekim Kukajt, u gjetën edhe 2 mina të dyshuara antitank, të cilat iu dorëzuan shërbimeve xheniere të Forcave të Armatosura, për...
Burimi:
zeri.ai