Aksion në Currila, sekuestrohen mbi 90 sete çadrash dhe shezlongësh të vendosura pa leje

Aksion në Currila, sekuestrohen mbi 90 sete çadrash dhe shezlongësh të vendosura pa leje

Policia e Durrësit ka vijuar këtë të enjte, më 17 korrik, kontrollet përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të operacionit të koduar “Plazhi i Lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga individë apo biznese. Gjatë aksionit të fundit të ndërmarrë në zonën e plazhit të Currilave, në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, janë identifikuar dhe hequr plot 91 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa leje, duke bllokuar aksesin publik në hapësira të dedikuara për pushuesit si dhe janë proceduar penalisht tre persona. “Shërbimet e Komisariatit Durrës, në kuadër të plan-operacionit...
Burimi: Javanews.al