Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Aksion ndërgjegjësimi për një Vlorë më të pastër”, Dredha: Nuk ka më kthim pas!
Prej dy ditësh, task-forca e ngritur nga Bashkia e Vlorës vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytet. Gjatë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit janë larguar të gjitha mjetet që kishin zënë hapësira të paautorizuara në zona të ndryshme të qytetit. Ndërkohë, aksioni është intensifikuar në orët e para të ditës së diel, me fokus të veçantë në pastrimin e zonave të gjelbra dhe hapësirave të brendshme urbane, përfshirë edhe Pyllin e Sodës, një nga zonat më të rëndësishme natyrore të Vlorës. Në këtë nismë janë përfshirë të gjitha institucionet në varësi të Bashkisë, ndërsa...