Aksion kundër rrjetit rus ‘Ribar’ në Mal të Zi, sekuestrohen dronë dhe pajisje të sofistikuara digjitale

Aksion kundër rrjetit rus ‘Ribar’ në Mal të Zi, sekuestrohen dronë dhe pajisje të sofistikuara digjitale

Policia e Malit të Zi ka gjetur dronë, pajisje të sofistikuara digjitale, pajisje elektronike dhe telefona te kreu i rrjetit rus informativ “Ribar” (Rybar), Mihail Zvinçuk, dhe personat e ndaluar së bashku me të, gjatë një aksioni të zhvilluar të premten në zonën e Gjirit të Kotorrit. Sipas portalit malazez Vijesti, i cili citon burime nga sektori i sigurisë, aktualisht është duke u zhvilluar procedura hetimore ndaj personave të ndaluar. Aksioni po realizohet nga zyrtarët e Departamentit të Sigurisë në Tivat, në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri Kombëtare (ANB). Përveç Zvinçukut, janë ndaluar edhe bashkëshortja e tij dhe bashkëpunëtorja, Valeria Vladimirovna Zvinçuk, si dhe tre persona të tjerë. Sipas Vijesti, policia dhe Agjencia për Siguri Kombëtare do të ndërmarrin masa të mëtejshme, brenda kompetencave të...