Aksion antidrogë në zonën e Krujës/ Arrestohet një 22-vjeçar, sekuestrohen bimë narkotike cannabis sativa

Aksion antidrogë në zonën e Krujës/ Arrestohet një 22-vjeçar, sekuestrohen bimë narkotike cannabis sativa

Policia e Krujës ka parandaluar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të mbrojtur, në Krastë. Nga aksioni policor i koduar “Krasta”, janë sekuestruar fidanë të mbjellë me bimë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu u vu në pranga Shkëlzen Allushi, si dhe u procedua në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë parandaluar dhe goditur një rast...
Burimi: Syri.net