Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksidentohet në Qafë Thanë autobusi i ekipit të Skënderbeut në volejboll për femra, anulohet ndeshja kundër Tiranës
👁6975
Autobusi i skuadrës së Skënderbeut në volejboll për vajza është aksidentuar dhe ka përfunduar jashtë rruge në aksin për nga Qafa e Thanës në drejtim të Përrenjasit. Vajzat korçare udhëtonin drejt kryeqytetit ku sot në orën 17:00 në sallën sportive të Farkës ishte planifikuar sfida e dytë mes Tiranës dhe Skënderbeut. Duket se dueli në parket vjen në plan të dytë dhe ai do shtyhet për një tjetër datë, pasi disa nga volejbollistet kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë frikësuar, duke mos qenë në gjendje për aktivitetin sportiv. Në foto duket qartë se pas përplasjes në rrugë, autobusi i...