Aksidentohet i riu me skuter elektrik në Lungomare

Aksidentohet i riu me skuter elektrik në Lungomare

Një i ri është aksidentuar ditën e sotme teksa ishte duke lëvizur me një skuter elektrik në sheshin e Lungomares, në Vlorë. Ai ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, duke pësuar dëmtime të shumta dhe fraktura në gjymtyrë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar të plagosurin drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Skuterat elektrikë po kthehen në një problem shqetësues për sigurinë publike në qytet, veçanërisht në zonat e frekuentuara nga këmbësorët dhe turistët.