Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Aksidentohet 47-vjeçari nga Libohova
👁2662
POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. M., 47 vjeç, banues në Libohovë, duke drejtuar një motomjet pa targa, në aksin rrugor “Libohovë-Gjirokastër”, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar lehtë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.