Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksidenti tragjik në aksin Lezhë-Shkodër/ Një viktimë dhe katër të plagosur nga e njëjta familje! Transportohen te Trauma, 6-vjeçari dhe gjyshi në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë. Një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë janë plagosur, të gjithë anëtarë të një familjeje, mes tyre një 6-vjeçar. Në mjet me 6 vjeçarin udhëtonin prindërit e tij dhe gjyshërit. Të gjithë të plagpsurit u transportuan drejt spitali të traumës në Tiranës, ku në gjendje më të rëndë janë i mituri dhe gjyshi i tij, të cilët...