Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksidenti tragjik me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani! Po ktheheshin nga një festë familjare, minibusi doli nga rruga dhe u përmbys
👁5687
Mediat gjermane kanë zbuluar detaje të reja rreth aksidentit tragjik rrugor që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme pranë qytetit Koblenz, në Gjermani, që i mori jetën 3 shqiptarëve dhe mbetën të plagosur disa të tjerë. Sipas Bild, viktimat janë një burrë 53-vjeçar dhe dy gra, të moshës 47 dhe 65 vjeç. Raportimet tregojnë se ata së bashku me 6 persona të tjerë mes moshës 20 dhe 66 vjeç po ktheheshin nga një festë familjare në Hesse. Aksidenti ndodhi rreth orës 3:05 të mëngjesit, sipas policisë. Gjetjet fillestare tregojnë se një minibus me nëntë vende doli nga rruga dhe u...