Aksidenti që i mori jetën fëmijës në Memaliaj, Gjykata e Gjirokastrës lë në burg turistin ukrainas

Aksidenti që i mori jetën fëmijës në Memaliaj, Gjykata e Gjirokastrës lë në burg turistin ukrainas

Gjykata e Gjirokastrës dha sot masën “arrest në burg” në ngarkim të Vadym Tryfonony, turistit ukrainas që dy ditë më parë, teksa ishte duke udhëtuar me xhipin e tij ‘Mercedez Benz’, u përplas me një fuoristradë “Range Rover”. Masa e sigurisë u mbajt në Spitalin e Gjirokastrës, ku drejtuesi i huaj ndodhet i shtruar me plagë të shumta pas aksidentit. Ngjarja ndodhi në kthesën e Luftinjës, në aksin nacional Memaliaj-Mallakastër, duke shkaktuar fatkeqësisht edhe vdekjen e një fëmije 7-vjeçar që ndodhej në bordin e ‘Range Rover’, i cili drejtohej nga babai i vogëlushit, Blerim Dulaj. Ky i fundit dhe bashkëshortja...