Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksidenti në Tiranë, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, një taksi e kompanisë “Blue Taxi”, ka humbur kontrollin e automjetit, duke përfunduar jashtë korsisë së rrugës. Fatmirësisht, përplasja me pemën dhe kangjellat anësore ka shmangur një tragjedi të mundshme, pasi automjeti rrezikonte të dilte në trotuar dhe të godiste kalimtarët. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse nga aksidenti ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.