Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin “Tapizë-Fushë-Krujë”, ku janë përfshirë dy automjete, një tip Mercedes dhe një Audi. Sipas Policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 11:00, kur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 28 vjeç, u përplas me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. D., 19 vjeç. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjeri në automjetin e 28-vjeçarit, shtetasi S. H., 30 vjeç. Tre të plagosurit ndodhen në spital. Fatmirësisht nuk ka persona të vdekur, siç u raportua më parë. ndërkohë, nuk dihet ende si...