Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Aksidenti, makina përplaset te shtylla e tensionit
Një aksident ka ndodhur në aksin Fier- Levan, në afërsi të “Kthesës së Zhupanit”. Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike. Nga përplasja e fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe punonjësit e OSHEE, për të bërë të mundur riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të cilët ranë përtokë duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks veçanërisht të frekuentuar gjatë muajve të verës.