Burimi:
Opinion.al

Aksidenti i rëndë në Shkodër mbrëmjen e djeshme, Presidenti Duka mesazh ngushëllimi për familjen e njërit prej të miturve
👁11872
Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku si pasojë e përplasjes, ndërruan jetë dy të mitur.Njëri prej tyre, ishte 13-vjeçari Fabian Sh., i cili ishte pjesë e akademisë së futbollit “Djelmnia shkodrane”. Për këtë, presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka ka ndarë një mesazh ngushëllimi.Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i futbollit e cilësoi tragjike ndarjen nga jeta të 13-vjeçarit, i cili ëndërronte të bëhej futbollist. Postimi i plotë i Dukës: “Një lajm tragjik ai i ndarjes nga jeta të Fabian Sh., djaloshit 13-vjeçar që ëndërronte që një ditë të bëhej futbollist...