Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksidenti i rëndë në Milot-Thumanë, humb jetën një nga të plagosurit
👁7796
Një aksident i rëndë u regjistrua në aksin Milot-Thumanë, teksa u plagosën 4 persona të një familjeje, por njëri prej tyre humbi jetën rrugës për në spital. Nga informacionet e para, mësohet se një automjet ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Fushë Gjorëm, teksa të plagosurit janë dërguar me autoambulanca në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendngjarje.