
Aksidenti i frikshëm në bajpasin e Lushnjes, shkak shpejtësia e lartë
👁6367
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e të së premtes në bajpasin e Lushnjes. Një makinë tip “Audi”, ku udhëtonin një çift së bashku me fëmijën e tyre 2 vjeç, ka dalë nga rruga, duke përfunduar e përmbysur në një parcelë në anë të rrugës. Mësohet se si pasojë e ketij aksidenti ka marë dëmtime të lehta bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, e cila u dërgua në spitalin e Lushnjes. Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ku dhe si pasojë e lagështirës në rrugë drejtuesi ka humbur kontrollin.
Burimi:
Syri.net