Aksidenti ajror në Indi, Presidenti Begaj: Në solidaritet me të gjithë të prekurit

Aksidenti ajror në Indi, Presidenti Begaj: Në solidaritet me të gjithë të prekurit

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë në Ahmedabad, ku një avion me 242 pasagjerë në bord u rrëzua në një zonë të banuar të Indisë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se është thellësisht i trishtuar për humbjen e jetëve dhe u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe popullit indian në emër të Shqipërisë. “Në emër të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe popullit të Indisë. Në këtë moment të vështirë, solidarizohemi me të gjithë të prekurit”, shkroi Begaj. Avioni i Air India me 242 pasagjerë në bord po udhëtonte për...
Burimi: Opinion.al