Aksident tragjik në Turqi! Autobusi me turistë përplaset me kamionin, 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Aksident tragjik në Turqi! Autobusi me turistë përplaset me kamionin, 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rajonin Akhisar të Manisës të Turqisë, ku një autobus me turistë u përplas me një kamion dhe për pasojë humbën jetën 11 persona dhe u plagosën 27 të tjerë. Sipas mediave të huaja, autobusi pas përplasjes u përmbys, ndërsa ekipet e shpëtimit thyen xhamat për të nxjerrë pasagjerët nga automjeti.Siç raportohet nga TrtHaber, aksidenti fatal ndodhi pranë sporteleve të pagesës Akhisar në autostradën Gebze-Orhangazi-Izmir.Personat që mbetën të plagosur u dërguan në spitale për të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë që shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik mbeten ende të paqarta. “Ekipet shëndetësore dhe të shpëtimit janë dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa operacionet e shpëtimit për qytetarët e prekur nga aksidenti kanë filluar menjëherë. 11 qytetarë tanë...