Aksident tragjik në Shkodër/ Humb jetën një i mitur, një tjetër në gjendje të rëndë

Aksident tragjik në Shkodër/ Humb jetën një i mitur, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Stom Golem” në Shkodër, ku një i mitur 16-vjeçar ka humbur jetën. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 18:20, i riu, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, 16-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Në motomjet ndodhej edhe një i mitur tjetër, 14 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave...
Burimi: Sot.com.al