Aksident tragjik në rrugën Këlcyrë–Përmet: 71-vjeçari humb jetën, shoferi i dehur përfundon në pranga

Aksident tragjik në rrugën Këlcyrë–Përmet: 71-vjeçari humb jetën, shoferi i dehur përfundon në pranga

Përmet, 24 maj 2025 – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor “Këlcyrë–Përmet”, ku një 71-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një furgon. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Gjirokastrës, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. B., 36 vjeç, banues në Përmet, ndodhej në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Ai është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban. Viktima, shtetasi R. N., gjithashtu banues në Përmet, u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të rënda, nuk arriti t’i mbijetojë. “Materialet procedurale...
Burimi: Gijotina.com