Aksident tragjik në Plepa-Kavajë, humb jetën këmbësorja

Aksident tragjik në Plepa-Kavajë, humb jetën këmbësorja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:40, në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”. Një automjet, i drejtuar nga shtetasi S. P., ka përplasur një këmbësore, shtetasen A. M., 50 vjeçe, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë për veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi: Javanews.al