Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident tragjik në Pejë: Një i vdekur dhe katër të lënduar
Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12:55 në fshatin Nabergjan të komunës së Pejës. Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i një veture të tipit Peugeot, gjatë tentativës për të tejkaluar, ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe është përplasur me një veturë që po vinte në drejtim të kundërt. Përplasja ka rezultuar fatale për një person, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor. Ndërkohë, katër persona të...