Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident tragjik në Palasë-Dhërmi, humb jetën i mituri. Pranga shoferit të dehur
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Palasë–Dhërmi. Drejtuesi i një automjeti, 36-vjeçar, i cili ishte në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, i i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. “Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”,...