Aksident tragjik në Levan, një i vdekur dhe katër të plagosur në gjendje të rëndë

Aksident tragjik në Levan, një i vdekur dhe katër të plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë me një viktime dhe disa të plagosur ka ndodhur disa minuta më parë në Levan të Fierit. Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur 5 persona, ku një prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti të rëndë me pasoja fatale për jetën.