Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident tragjik në Kavajë, makina përplas për vdekje një grua në autostradë
👁8959
Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Kavajë, në autostradë, në zonën e Golemit. Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila për pasojë kjo e fundit ka humbur jetën. Viktima është një grua rreth 45-50 vjeçe, ende e paidentifikuar. Burime bëjnë me dije se gruaja ishte duke kaluar trafik-ndarësen në momentin kur u përplas nga makina. Drejtuesi i automjetit ka ndaluar pas aksidentit dhe është është shoqëruar në komisariat.