Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor ‘Pushimi Shoferit –Divjakë”, në vendin e quajtur Kamenic. Sipas Klan News, mësohet se mjeti tip Benz me drejtues shtetasin R. Çelaj është përfshirë në aksident me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E.V 15 vjeç, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Raportohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të marrë dëshmitë përkatëse.