Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident tragjik në aksin Memaliaj–Mallakastër: Humb jetën një fëmijë, tre të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin nacional Memaliaj–Mallakastër, pranë kthesës së njohur të ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, ka humbur jetën një fëmijë 10-vjeçar, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit xhip: një Range Rover me targa shqiptare AB 700 SF dhe një Mercedes Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy shtetas nga Ukraina. Viktima është një fëmijë nga fshati Kalivaç i Bashkisë Memaliaj, ndërsa...