Aksident tragjik/ Efektivi i policisë përplas per vdekje 66 vjeçarin që po lëvizte me biçikletë
Një punonjës i policisë është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi dyshohet se është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në aksin Tiranë–Rinas, ku humbi jetën një 66-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë kryqëzimit të fshatit Domje, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore. Njoftimi i plotë i Policisë: AMP arreston punonjësin e Policisë të përfshirë në aksidentin me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari, që lëvizte me biçikletë në aksin Tiranë–Rinas Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar punonjësin e Policisë, I.T., me detyrë në Forcat “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit...
Burimi:
ntv.al