Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident pranë Cakranit, plagosen 3 gra
Një aksident me plagosjen e 3 personave është regjistruar mbrëmjen e së martës në Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”. Sipas të dhënave nga policia, automjeti me drejtues shtetasin M.Sh, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D.Sh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë tre pasagjeret, shtetaset K.C, 25 vjeçe, L.C, 52-vjeçe dhe I.C, 30-vjeçe, të cilat kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.