Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident në Vlorë! Makina përplas të moshuarin te vijat e bardha
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në shëtitoren Lungomare. Një makinë e llojit Renault Clio e cila drejtohej nga një shtetas i moshuar ka aksidentuar një të moshuar tek vijat e bardha. Ky i fundit është plagosur rëndë dhe është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve. Policia në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e makinës që aksidentoi të moshuarin. Top Channel